• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Category Archives: Risite

Stereotipe kulturore

Gjatë muajit maj 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Stereotipe kulturore”.

Për realizimin e këtij aktiviteti, nxënësit punuan në grupe. Secili grup mori nga një shembull të ajsbergut kulturor, në të cilin ishin të shënuara karakteristikat e dukshme në shikim të parë për një kulturë, si dhe karakteristikat subtile të cilat shfaqen pasi njohim më shumë përfaqësues të asaj kulture. Nxënësit kishin për detyrë të shkruajnë karakteristikat e një përfaqësuesi të një kulture të caktuar dhe në fund të aktivitetit, secili grup e prezantoi ndërsa nxënësit e tjerë shtuan ose parashtruan pytje në lidhje me prezantimin.

Qëllimet e aktivitetit janë: tejkalimi i stereotipave dhe paragjykimeve ndaj dallimeve në rrethinën më të ngushtë, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike si dhe përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Kujdesi për të tjerët është kujdes për veten

Më 21 mars 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë realizuan dy aktivitete në kuadër të temës “Kujdesi për të tjerët është kujdes për veten”.

Në kuadër të kësaj teme u zhvilluan dy aktivitete paralele. Aktiviteti me temë ekologjia, në të cilin nxënësit dizajnuan shporta riciklimi dhe akiviteti me rastin e shënimit të diversitetit, Dita e Sindromit Down, gjatë së cilit u lexua një tekst rreth kuptimit të kësaj dite dhe nxënësit krijuan pllakat. Për këtë qëllim, nxënësit kishin veshur çorape shumëngjyrëshe të cilat janë simbol i diversitetit.

Qëllimet e aktivitetit janë: tejkalimi i stereotipave dhe paragjykimeve ndaj dallimeve në rrethinën më të ngushtë, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike si dhe përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Ndjenjat e mia

Më 13 shkurt 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë realizuan punëtori në kuadër të temës “Ndjenjat e mia” nga Sekcioni “Unë dhe të tjerët”.

Në këtë punëtori të realizuar me rastin e Shën Valentinit – dita e të dashuruarve, nxënësit krijuan kornizë për fotografim, kartolina dhe kuti për mesazhe dashurie.

Qëllimet e aktivitetit janë: përkrahja e nxënësve gjatë shprehjes së ndjenjave të ndryshme, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike si dhe përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Punëtori me temë “Bashkëpunimi”

Në janar 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme realizuan punëtori në kuadër të temës “Bashkëpunimi” nga Sekcioni “Unë dhe të tjerët”.

Nxënësit diskutuan për bashkëpunimin si çelës për zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë. Ata punuan në grupe dhe të gjithë kontribuan duke shkruar mesazhe rreth ngrohjes globale me të cilat ata krijuan një pllakat.

Qëllimet e aktivitetit janë përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike, përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta si dhe aftësimi i nxënësve për dallimin dhe aplikimin e sjelljes së përgjegjshme dhe të pranueshme në bashkësinë lokale.

Puntori për Vitin e Ri

Në dhjetor 2018, psikologu i shkollësSvetlana Asprovska Todorovik bashkë me nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme realizuan punetori kreative në kuadër të sekcionit “Unë dhe të tjerët”. Punëtoria kreative u realizua me përgatitjen e zbukurimeve të ndryshme për Vitin e Ri. Të gjithë nxënësit përforcojnë shkallën e vetëbesimit nëpërmjet realizimit ekipor të detyravepërmes kontributit aktiv personal dhe marrin pjesë në krijimin e produktit grupor.

Qëllimet e aktivitetit janë shtytja e relacioneve bashkëpunuese në grupin me structure heterogjene etnike, përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, zhvillimi I qasjes positive ndaj përfshirjes vullnetare dhe aktivizmit rinor në bashkësinë e afërt lokale.

Shkollë pa dhunë

Në nëntor 2018, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todorovik me nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Konflikte, sekcioni Unë dhe të tjerët.

Për realizimin e këtij aktiviteti nxënësit shfrytëzuan mjete të ndryshme të përbashkëta,punuan pllakat me mesazhe kundër dhunës dhe bulizmit.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Bashkëpunimi në grup me strukturë heterogjene etnike, komunikimi konstruktiv, sensibilizimi i nxënësve për respektimin e dallimeve nga karakteri gjuhësor, fetar dhe kulturor, aftësimi i nxënësve për zgjidhje individuale, konstruktive të situatave konfliktuoze.

Kujdesemi për kafshët shtëpiake

Më 23 dhe 24 prill 2018, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska-Todoroviq zbatoi punëtorinë e prillit së bashku me nxënësit e përfshirë në aktivitetet e projektit Nansen. Meqenëse shumica e nxënësve u interesuan për mirëqenien e kafshëve shtëpiake, ata krijuan postera me mesazhe “Adapto një kafshë shtëpiake” si pjesë e punëtorisë.

Punëtoritë e marsit

Më 5 dhe 6 mars, profesoresha Svetlana Asprovska-Todorovikj organizoi aktivitete kreative dhe punëtori me nxënësit e përfshirë në aktivitetet e projektit Nansen. Tema e punëtorive ishte në frymën e 8 marsit dhe për ta shënuar atë, nxënësit zbatuan një anketë për “Modelet frymëzuese të grave në jetën tonë”. Nxënësit përpunuan përgjigjet dhe prezantuan përgjigjet më kreative dhe frymëzuese.

Kutia e dashurisë

Më 11 shkurt 2018, profesoresha Svetlana Asprovska-Todoroviq realizoi aktivitetin e projektit sipas modelit Nansen me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë. Aktiviteti u organizua në frymën e Ditës së Shën Valentinit gjatë të cilit nxënësit punuan kutia për dhurata dhe dekorime nga materialet e ricikluara.

Punëtoria e vitit të ri

Më 15 dhjetor 2017 profesoresha Svetlana Asprovska- Todoroviq realizoi punëtorinë kreative në suaza të Nansen aktiviteteve të projektit Nansen për arsimim interkulturor. Nxënësit punuan kartolina dhe zbukurime dhe së bashku shijonin atmosferën festive.