• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Punëtori me temë “Bashkëpunimi”

Në janar 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme realizuan punëtori në kuadër të temës “Bashkëpunimi” nga Sekcioni “Unë dhe të tjerët”.

Nxënësit diskutuan për bashkëpunimin si çelës për zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë. Ata punuan në grupe dhe të gjithë kontribuan duke shkruar mesazhe rreth ngrohjes globale me të cilat ata krijuan një pllakat.

Qëllimet e aktivitetit janë përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike, përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta si dhe aftësimi i nxënësve për dallimin dhe aplikimin e sjelljes së përgjegjshme dhe të pranueshme në bashkësinë lokale.