• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Rreth shkollës

Në shkollën e mesme “Georgi Dimitrov” arsimohen nxënës në: arsimin katërvjeçar të gjimnazit, në të cilin ka tre lloje të drejtimeve të cilat nxënësit i zgjedhin në vitin e tretë të arsimit, respektivisht drejtimi matematikor, shoqëror dhe gjuhësor; arsimin tre dhe katërvjeçar profesional, drejtimet pylltari dhe përpunim të drurit (teknik për mobile dhe enterier, teknik i pylltarisë si dhe i arkitekturës së peizazhit dhe drejtimi i përpunimin e drurit).

Shkolla rregullisht regjistron nxënës me nevoja të posaçme dhe zbaton programe të veçanta mësimore të cilat i përmbajnë qëllimet e posaçme, temat mësimore, efektet e pritura, materialet didaktike, kohën e zbatimit, burimet dhe procedurat për vlerësimin e nxënësve.

Për nxënësit e viteve të fundit organizohen forma të ndryshme të orientimit profesional.

Në shkollë zbatohen projekte dhe aktivitete të ndryshme, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e klimës socio-emocionale midis nxënësve dhe mësimdhënësve. Kujdes i përkushtohet realizimit të të gjitha aktiviteteve me qëllim që të përfshihen nxënës nga të gjitha grupet etnike në mënyrë që të njihen me njëri tjetrin dhe të respektojnë diversitetin. Zbatimi i suksesshëm i aktiviteteve intrekulturore ka ndikim të madh në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe zvogëlimin e stereotipave etnike dhe respektin për diversitetin.

Në shkollë realizohen aktivitete interkulturore projekti me nxënës të bashkësive të ndryshme etnike në mënyrë që të forcohen lidhjet e ndërsjella të komunikimit përmes punës ekipore dhe respektit të ndërsjellë.